leoni

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë kryeprokurorët, të deleguarit e prokurorive përkatëse dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Në këtë takim është raportuar me radhë nga përfaqësuesit e të gjitha prokurorive për rrjedhat e punës, ku në fokus ishin raportimet për rastet e dhunës në familje dhe rastet e dhunës seksuale në Republikën e Kosovës. Lidhur me këto raste, bazuar në shifrat zyrtare, kryeprokurorët kanë raportuar për prokuroritë që ata drejtojnë, dhe, me këtë rast janë diskutuar çështjet dhe praktikat që kanë të bëjnë me veprimet procedurale dhe ligjore në trajtimin e rasteve penale, konkretisht atyre të dhunës në familje dhe dhunës seksuale.

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka bërë me dije se 100 prokurorë do të jenë të angazhuar për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka bërë me dije se 100 prokurorë do të jenë të angazhuar për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Përveç tyre, do të jenë të përfshirë edhe 30 anëtarë të stafit administrativ. Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ai ka theksuar se prokurorët do të jenë të pranishëm në të gjitha komunat për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe do të vazhdojnë kujdestarinë edhe pas përfundimit të votimit. Gjatë mbledhjes, koordinatorja për Zgjedhje, Laura Pula, ka kërkuar që prokurorët e angazhuar të kompensohen për punën e tyre në ditën e zgjedhjeve, ndërsa shuma e pagesës do të caktohet nga KPK-ja. Kelmendi është shprehur se buxheti për pagesat mbetet një çështje e hapur, pasi kërkesat e prokurorisë për fonde shtesë nuk janë miratuar nga qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagoi kundër deklaratës së Donika Gërvallës duke nënvizuar se Serbia e Hajrie Spikerica na quanin, ‘ashtuquajtura UÇK’

Ramush Haradinaj ka reaguar kundër deklaratës së Donika Gërvallës, duke thënë se referenca “të ashtuquajtur” …