Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se ka zhvilluar takime me krerët e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve demokratike dhe pluralizmit të partive për forcimin e demokracisë. Rohde ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë çdo qeveri të ardhshme të Kosovës, duke ruajtur partneritetin e ngushtë mes dy vendeve. Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde.
![Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/jornrohde-660x330.jpg)