leoni

Nasim Haradinaj: Familja Gërvalla u distancua nga deklaratat e Donika Shvarcit

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pritur si mysafirë në kullën e tij familjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Haradinaj ka deklaruar se familja Gërvalla është distancuar nga gjuha e përdorur nga kryediplomatja, e cila më herët e kishte quajtur Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”. Ajo erdhi për të treguar se ne jemi bashkë ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Ata u distancuan plotësisht nga deklaratat e Donikës dhe nga çdo qëndrim që është kundër Haradinajt, UÇK-së dhe vetë popullit të Kosovës, ka thënë Haradinaj. Sipas tij, ky veprim tregon solidaritetin e familjes Gërvalla me popullin e Kosovës dhe vlerat e luftës çlirimtare. “Kushdo që tenton të dalë si ‘dele e zezë’ nga familja do të jetë i distancuar prej tyre,” ka përfunduar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku kritikon qeverinë për rastin Berishaj dhe qëndrimin shpërfillës ndaj Amerikës

Kandidatja e PDK-së për deputete, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve se Martin Berishaj ka …