Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me sistemin e drejtësisë, duke e akuzuar atë se synon krijimin e një byroje politike për të ndjekur kundërshtarët e tij politikë. Këto deklarata të Kurtit janë bërë para zgjedhjeve, por sipas tij, qytetarët kanë mundësinë të refuzojnë një qasje të tillë përmes votës. Nëse preket siguria juridike, nuk ka më shtet ligjor dhe demokraci. Atëherë kemi një shtet diktatorial e autoritar ku gjithçka varet nga vullneti i udhëheqësit – ekonomia, media, dhe jeta jonë, u shpreh Limaj. Këtu duhet të ngrihen në këmbë të gjithë për të mbrojtur Republikën dhe demokracinë, përfundoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Premtimi i kryetarit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur
Premtimi i kryetarit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës …