leoni

Haliti: Të bashkuar dhe të fortë, siç i ka hije Pozheranit të djathtë

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti i cili është edhe kandidat për Deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, në një status të tij në facebook ka paralajmëruar se Shtabi i Pozheranit – është në këmbë, i bashkuar dhe i fortë, siç i ka hije Pozheranit të djathtë! Me përkushtim dhe vendosmëri, po përgatitemi për tubimin masiv, që do të mbahet sot ( e enjte me 6 shkurt) në Pozheran, nga ora 20:00, ku do të kemi nderin të mirëpresim njeriun e besës dhe shpresës, njeriun e vizionit për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar, dhe padyshim, kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Dr. Lumir Abdixhikun.

Pozherani i palëkundur, ashtu si gjithmonë, është gati për fitoren e madhe! Falenderime pa fund Pozheran për përkushtimin tuaj të pandalshëm. Ju po hapni rrugën e fitores, me ju, ndryshimi po bëhet realitet, thuhet në postimin e kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu: Energjia e fitores së Bedri Hamzës Kryeministër për Kosovën ma të mirë po konfirmohet e masivizohet çdo ditë

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në një status të tij në facebook …