Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, të premten, më 7.02.2025, në orën 12,30, do të bëjë përurimin e veprës poetike “Tokë e ujitur…” të autores Ilirida Galabri, në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Deri tash ka botuar përmbledhjet poetike “Toka e lidhur me pranga”, “Toka e lagur nga gjaku”, “Malet me uniformë” dhe “Pushkët e lirisë”. Kjo ësht vepra e pestë e autores me krijime poetike. Për veprën flasin kolegë e studiues të letërsisë.
![Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/LSHK.jpg)