Premtime miliarda euro parafushate e mos komunikim me kete sektor 4 vite gjate qeverisjes(Paradoksi i qeveris aktuale)
– NVM-të cilësohen shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik të një vendi.
Sektori privat është katalizator i zhvillimit ekonomik me mbi 250 mij te punesuar e me nje impakt te madh edhe ne zhvillim por edhe ne rritje te buxhetit te shtetit. Inflacioni gjate ketyre viteve ka ndikim të paprecedent në funksionimin e këtij sektori tepër të rëndësishëm me impakt të madh në punësim në gjenerim të të ardhurave dhe në rritje ekonomike. Qeveria e Kosovës në kuadër të planeprogramit duhet që ti jep prioritet sektorit privat e në theks të veçantë bizneseve të vogla dhe të mesme si më të afektuarat në këtë situat te brisht ekonomike.. Sistemi ekonomik jo i qëndrueshëm mos atraktiviteti investiv, niveli i ulët i të ardhurave dhe ulja e të ardhurave reale të disponushme ka bërë që kërkesa agregate të këtë një rënje tepër të madhe dhe, kjo do të ndikoj në rënje të konsumit, investimeve që derivon stagnim, tkurrje të prodhimit dhe kjo do të ndikoj edhe në shok të ofertës si pasojë e masave të ndërrmarrura nga qeveria por edhe si pasojë e rënjes së të ardhurave reale dhe konsumit. Mos trajtimi dinjitoz i qeveris ndaj sektorit privat dhe mos trajtimi si partner social por shpesh si byrokrat ka tregur qasjen destruktive qe ka pasur kjo qeveri. Qeveria duhet të hartoj me kujdes plane inlkluzive në ofrimin e mjeteve të mjaftueshme si ndihmë për rimëkëmbjen e këtij sektori më rëndësi dhe të ruaj likuiditetin e tij dhe në të njejtën kohë mos të lejoj që të marrë përmasa madhore sa që do të dërgoj deri në falimentimin e këtyre bizneseve. Qeveria duhet te veproj permes lehtesirave fiskale e jo ligjeve qe çrregullojn tregun e konkurencen.