Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur për ecurinë e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, rolin e mundshëm të administratës Trump dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ai theksoi se marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit dhe aneksi i saj i Ohrit më 18 mars po hasin pengesa për shkak të qasjes së Serbisë, duke shtuar se Beogradi nuk ka qenë i besueshëm as në çështje të vogla. Nëse Serbia nuk sillet e besueshme në gjëra të vogla, si mund të pritet që të marrë hapa të mëdhenj? u shpreh Mandl. Ai deklaroi se një marrëveshje përfundimtare mund të nënkuptojë vetëm njohjen e Kosovës, ndërsa bëri thirrje që Bashkimi Evropian të angazhohet më shumë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me Milan Radoiçiqin, ai kritikoi faktin se vazhdon të lëvizë lirshëm në Serbi, duke e quajtur këtë një reflektim të politikave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Mandl potencoi se zgjidhja afatgjatë për rajonin varet nga njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, përforcimi i shtetit të së drejtës dhe stabiliteti politik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kurti synon të krijojë një byro politike për të përndjekur kundërshtarët
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur …