Premtimi i kryetarit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur kur i dërguari i tij tha se administrata do të donte që vendi të mbante zgjedhje, në këtë vit dhe veçanërisht nëse arrihet një armëpushim. Deklaratat e Keit Kellogut e nxorën në pah një çështje të ndjeshme dhe të pazgjidhur në politikën ukrainase, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të nisur bisedimet e paqes po shtohen dhe Kremlini po kërkon të diskreditojë presidentin ukrainas, Vladimir Zelensky, duke pretenduar se ai është jolegjitim. Në një intervistë për Reuters më 1 shkurt, Kellogg tha se zgjedhjet në Ukrainë “duhet të mbahen” dhe mund të zhvillohen pas një marrëveshjeje armëpushimi, diçka që ai ka thënë se mund të arrihet brenda disa muajsh. Shumica e vendeve demokratike mbajnë zgjedhje edhe gjatë kohës së luftës. Mendoj se është e rëndësishme që ato të mbahen”, tha Kellogg për Reuters.
Kontrolloni gjithashtu
BDI ka shpallur strategjinë kundër korrupsionit për integritet institucional
Bashkimi Demokratik për Integrim, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, ka prezantuar një strategji të re …