Gjyq

Në listat e kandidatëve për deputetë të Kosovës, ka edhe të tillë që garojnë, por kanë me probleme me ligjin

Në listat e kandidatëve për deputetë të Kosovës ka persona me probleme me ligjin. Gjatë publikimit të gjetjeve të raportit “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e lirë”, Instituti për Drejtësi, Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres bënë me dije se listën e tri partive me kandidatë me probleme të tilla e kryeson Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Subjektet të cilat janë certifikuar për zgjedhjet e vitit 2025 tre prej tyre përbëjnë kandidatura me persona të cilët kanë probleme me ligjin. Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12 për qind e listës së kësaj partie ka probleme me ligjin. Koalicioni AAK-NISMA ka 8 kandidatë pra, 7, për qind dhe LDK-ja me një kandidat. Nga gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin, 16 prej tyre janë duke u përballur me aktakuza aktive, ndërsa 8 kandidatë janë të dënuar për vepra penale. Në mesin e këtyre 16 kandidatëve, tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive, kështu numri total i aktakuzave aktive ndaj këtyre kandidatëve shkon në 20.Ndërsa, numri total i veprave penale shkon në 21,” theksoi Burbuqe Kastrati nga Lëvizja Fol.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka shpallur strategjinë kundër korrupsionit për integritet institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, ka prezantuar një strategji të re …