Brezi ynë, veçanërisht gratë, do ta kujtojnë me nderim dhe respekt të madh udhëheqësin e lavdishëm Enver Hoxha për idetë madhore dhe mësimet e tij mbi emancipimin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi, veçanërisht për emancipimin e femrës shqiptare si një forcë e madhe e kësaj shoqërie.
Idetë e tij përparimtare, revolucionare dhe progresive u shprehën veçanërisht në fjalimin programatik, madhor dhe me rëndësi të madhe shoqërore e historike, të mbajtur më 6 shkurt 1967.
Në këtë fjalim përfshiheshin ide me vlera madhore historike, si:
- Lufta kundër fesë dhe zakoneve prapanike,
të cilat ishin bërë pengesë për emancipimin e shoqërisë dhe, në veçanti, të gruas shqiptare.
Kjo nënkuptonte se pa emancipimin e gruas nuk mund të kishte emancipim të plotë të shoqërisë. - Lufta kundër të metave dhe dobësive që viheshin re në punë,
për të pastruar shoqërinë nga mbeturinat feudale,
si dhe për të rrënjosur në familje, në shoqëri dhe në të gjitha fushat e jetës norma dhe qëndrime përparimtare të kohës.
Mbetet lapidare në këtë fjalim thirrja e Enver Hoxhës:
“Gjithë Partia dhe vendi duhet të ngrihen në këmbë, të djegin me zjarr zakonet prapanike dhe t’i këputet koka cilitdo që merr nëpër këmbë ligjin e shenjtë të Partisë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave!”
Si rezultat i vlerave emancipuese të këtij fjalimi historik, në të gjithë vendin shpërthyen lëvizje mbarëpopullore revolucionare në zbatim të mësimeve emancipuese të udhëheqësit të madh, Enver Hoxha.
Ky fjalim nuk mund të harrohet.
Ai mbetet aktual dhe merr rëndësi edhe më të madhe, veçanërisht në ditët tona!
Sh.B.