Me rastin e stuhisë me shi, që goditi Maqedoninë, sidomos rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, kryetari i këtij shteti Gjorge Ivanov, ka dhënë urdhër për aktivizimin e ushtrisë dhe kë bërë thirrje për të vënë të gjitha kapacitetet e mundshme në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhia. Personat përgjegjës nga Ushtria në koordinim me shtabet të krizës tashmë janë në teren dhe në vendet që konsiderohen në momente më kritike dhe janë të përfshirë në mënyrë aktive në ndihmë të qytetarëve në nevojë, njofton TetovaSot. Mediet në Maqedoni kanë raportuar se nga moti i keq ka humbur jetën një grua por ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet kompetente.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …