Më 7 shkurt të vitit 1999, në Rambuje të Francës, ishte vendosur që në krye të delegacionit negociatar të Kosovës të emërohej, Hashim Thaçi

Më 7 shkurt të vitit 1999, në Rambuje të Francës, pas disa orë konsultimesh, u vendos që në krye të delegacionit negociatar të Kosovës  të emërohet, Hashim Thaçi, i cili ishte edhe kryesuesi i delegacionit të UÇK-së. Përfaqësuesit e tjerë ishin dr. Rexhep Qosja nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike,  Ibrahim Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një përfaqësuese i shoqërisë civile. Më 8 shkurt të vitit 1999 SHP i UÇK-së me një deklaratë publike njoftonte se me fillimin e bisedimeve  në Rambuje, regjimi i Milosheviqit kishte intensifikuar sulmet kundër shqiptarëve dhe bazave të UÇK-së. Luftime ishin zhvilluar në Zonën e Llapit në rrugën, Prishtinë- Podujevë –Kerpimeh. Forcat serbe kishin sulmuar fshatrat e Mitrovicës, Malishevës, Suharekës. Duke u përballur me këtë gjendje, SHP i kishte dërguar një notë proteste Grupit të Kontaktit dhe kërkonte që serbët t’ i ndalonin sulmet, për t’i dhënë shans  bisedimeve. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku premton ndërtimin e një centrali me gaz

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur premtimin e tij për …