Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka bërë të ditur se si pasojë e shtrëngatës dhe stuhisë që ka mbretëruar mbrëmë, në disa rajone të vendit, kanë humbur jetën 15 veta. Viktimat janë nga Haraçina, Singjeliqi dhe Stajkovci, që janë edhe vendet më të goditura nga moti i lig. Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …