Gjykata Speciale, në Hagë ka refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për një vizitë të shkurtër dhe të mbikëqyrur në Kosovë, pavarësisht se babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtrirë në spital. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiq, i cili ka deklaruar se kërkesa është kundërshtuar nga Prokuroria e Speciale dhe më pas është refuzuar edhe nga gjyqtarët. Vendimi ka ngjallur reagime, duke u konsideruar si mungesë ndjeshmërie ndaj situatave humanitare.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Screenshot-2025-02-06-191656-1-600x360-1-780x439-1-660x330.png)