leoni

Rahoveci e dëshmoi edhe njëherë besimin në vizionin për Kosovën Fituese me numër 137

Në tubimin përmbyllës të Koalicionit AAK-Nisma për Kosovën Fituese të mbajtur në fshatin Malësi e Vogël, Rahoveci e dëshmoi edhe njëherë besimin në vizionin për Kosovën Fituese.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për Deputet nga radhët e AAK-së, z. Smajl Latifi tha se shteti duhet të udhëhiqet me vizion, jo me ekperimente, një shtet i fort nuk ndërtohet me fjalë të kota as me fjalë të thata por me angazhime të mëdha e me vepra konkrete.  Me numër 137 fiton Kosova, prandaj vota për numrin 137 është votë për shtetë të fortë dhe të respektuar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Na duhen njerëz, që dinë dhe mund ti bëjnë këto detyra e të tjera që na presin. Jemi të dëshmuar me sfida e më shumë etapa. Dëshmia e sukseseve tona është ushtria, është Trepça, është pavarësimi energjetik, janë shumë e shumë punë të tjera, ka thënë Latifi.

Fjala e Smajl Latifit në tubimin përmbyllës zgjedhor të Koalicionit AAK-NISMA para simpatizantëve të Listës për Kosovën Fituese me numër 137

Të nderuar familje të dëshmorëve, invalid e veteran të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, I nderuar shef i Shtabit zgjedhor, nënkryetar i komunës, z. Fatmir Iska, Drejtor të Drejtorive, aktivistë e mbështetës qytetarë të pranishëm. Mirë se erdhe Kryetari AAK-së dhe Kryeministër i adhshëm i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Kryetar i Nismës Socialdemokrate z. Fatmir Limaj, Prof.Dr Artan Nimani kryetar i Forumit të Intelektualëve E-30, kandidatë për deputetë, përfaqësues të bizneseve, fermerë të gjithë ju që jeni të pranishëm, mirë se erdhët në Malësinë e Vogël në përmbylljen e fushatës zgjedhore e cila besoj që si asnjëherë më parë ne jemi më të përgatitur që të fitojmë zgjedhjet numri 137 pra Koalicioni për Kosovvën Fituese  që i prinë z. Ramush Haradinaj.

 

Këtë tubim madhështor e kanë nderuar kandidatët më të mirë që ka Republika e Kosovës, kandidaturat më të fuqishme, më serioze më me vlera që ka Lista për Kosovën fituese, mirë se keni ardhë të gjithë nga komunat e ndryshme të Republikës së Kosovës dhe natyrisht ne ndihemi të nderuar që jemi bashk në këtë garë, jo në garë me njëri tjetërin por në garë për ta fituar dhe për të fituar Projekti për Kosovën Fituese me numër 137.

Meqë jemi në Rahovec, pa dasht me qenë lokalist unë dua të përshëndes në radhë të parë Sarandë Sallteku që është nga fashati Malësia e Vogël, Sarandë urime dhe suksese me numër 13, Ardian Rama që është nga Rahoveci, ekonomist i zoti dhe e ka numrin 67 dhe Afrim Dina poashtu bashkëpuntorë e kolegë, e ka numrin 71. Përshëndetje për të gjithë kandidatët për Deputetë ju urojmë që të dalim mirë faqebardhë e ballëlartë me 9 shkurt dhe besoj që po, do të ia dalim mbanë. Kryesues i Kuvendit, gjithë bashkëpuntorë, miqë kolegë, burra, gra, djem e vajza, vërtetë ne nuk kemi nevojë të prezentohemi, ne e njohim mirë njëri tjetrin bashkë kemi qenë dhe bashkë do të jemi sot nesër e përgjithmonë. Kemi kaluar sfida bashkë kemi ngritur shtetin, bashkë, do ta qojmë përpara shtetin tonë Republikën e Kosovës. Shteti duhet të udhëhiqet me vizion, jo me ekperimente, një shtet i fort nuk ndërtohet me fjalë të kota as me fjalë të thata por me angazhime të mëdha e me vepra konkrete. Nuk bëjmë premtime të zbrazta, ne jemi këtu për të dëshmuar se japim rezultate ashtu siq kemi dhënë gjithmonë. Bujqit, punëtorët, rinia, të gjithë meritojnë përkrahje, e jo pengesa. Të nderuar të pranishëm investimet nuk duhet të mbesin në letër, ato duhet të ndodhin, ne jemi ata që mbrojmë të kaluarën dhe sigurojmë të ardhmën. Kur themi mbrojmë të kaluarën vlerat e Luftës dhe të Lirisë janë të shenjta dhe do të mbrohen e do të trajtohen me ligj sepse edhe ligjet që i mbrojnë ato vlera janë të nevojshme dhe të domosdodhme sepse këto vlera janë të shenjta.

Kur themi sigurojmë të ardhmën themi sepse nuk dimë me fjalë boshe ne vijmë me punë që kemi bërë punë që do ti bëjmë Kosova në NATO është vulë e kësaj sigurie është vulë e fitoreve të mëdha pas 17 shkurtit të vitit 2008. Ju e dini se kur ne themi diçka ne e bëjmë, vota për numrin 137 është votë për dinjitetin, për zhvillimin për përparimin e Republikës së Kosovës, shtetit tonë. Me numrin 137 sigurojm punë të mirë të paguara dhe zhvillim ekonomik. Vota për numrin 137 mundëson politika që rrisinë ekonominë duke nxitur e përkrahur dhe lehtësuar zhvillimin e hovshëm të sektorit privat.

Vota për numrin 137 është votë për dinjitetin e mësuesit, për dinjitetin e mjekut, për dinjitetin e infermierit, të policit, të ushtarit, zjarrëfikësit, të punjonësve të Ndërmarrjeve Publike, pa i harruar edhe ata që merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit. Është votë për gjithë administratën Publike e të punjonësve të shtetit. Me votën për numrin 137, ju mbroni dhe përkrahni familjen tonë si qelizë themelore të shoqërisë sonë të shtetit tonë. Kosovva fituese me numrin 137 është adresa për mirëqenje sociale ku pensioni minimal do të jetë 500 euro e paga mesatare 1000 euro. Kosova fituese me numër 137 është garancë për arsim dhe shëndetësi cilësore. Kosova fituese është zgjedhja e arsyes e jo e hutimit, habitjes jo e paqartësisë. Shteti duhet të ecë më të fortët jo të zvarritet me të dobëtit siç po e shohim posaqërisht në këto katër vitet e fundit. Me numër 137 fiton Kosova fiton çdo njëri prej jush, prandaj vota për numrin 137 është votë për shtet të fortë dhe të respektuar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Na duhen njerëz, që dinë dhe mund t’i bëjnë këto detyra e të tjera që na presin. Jemi të dëshmuar me sfida e më shumë etapa. Dëshmia e sukseseve tona është ushtria, është Trepça, është pavarësimi energjetik, janë shumë e shumë punë të tjera.

Jemi të gatshëm për përgjegjësi të reja, duhet përfaqësim dinjitoz në Parlament, e jo zëra që qirren e që heshtin e nuk bëjnë asgjë për qytetarët e Kosovës, të Anadrinit e të komunës së Rahovecit. Listët së Koalicionit për Kosovën Fituese i prinë Ramush Haradinaj, një udhëheqës i fortë,një udhëheqës i zoti që fletë jo me llafe por me vepra konkrete. Me numërin 137 sigurojmë përfaqësim të fuqishëm dhe qeverisje me vision të qartë. Numri im është 16 nuk dua të shkoj vetë por me Sarandën me numër 13, me Ardianin me numër 67 dhe Afrimin me numër 71 e më shumë koleg e kolege të tjera që janë në këtë sallë.

Faleminderit shumë, faleminderit të gjithëve, mirëupafshim në fitore na prift e mbara shihemi në festën e 9 shkurtit, ka thënë në fjalën e tij kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë tubimin përmbyllës të Koalicionit AAK-NISMA në Malësi të Vogël të Rahovecit

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/629810276214907

Kontrolloni gjithashtu

Haliti: Të bashkuar dhe të fortë, siç i ka hije Pozheranit të djathtë

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti i cili është edhe kandidat për Deputet …