Forcat kryengritëse çlirimtare në Siri kanë thyer rrethimin disa javor të forcave qeveritare të kasapit të Sirisë, Bashar Assad në qytetin e Halepit. Ky lajm është shoqëruar me skena gëzimi e entuziazmi nga sirianët liridashës të shumtë të cilët nuk e kanë lëshura qytetin por kanë ndihmuar forcat kryengritëse. Burime nga pranë forcave besnike të Assadit refuzojnë të pranojnë se janë bërë mënjanë, ndërsa thanë se kishin zmbrapsur rebelët nga një bazë artilerie të rëndë. Grupe të aktivistëve opozitarë, me seli në Britani kanë thënë se kryengritësit kanë arritur me të vërtetë të lidhen me kolegët e tyre në Halepin lindor. Mes koalicionit të kryengritësveërfshihet edhe një grup i lidhur me al-Qaedën. Forcat qeveritare arritën të ndërprisnin rrugët kryesore të furnizimit të qytetit prej korrikut, ndërkohë që rreth 250 mijë njerëz jetuan gjatë gjithë kësaj kohe nën rrethim dhe luftime të përgjakshme. Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, një shërbim informativ opozitar me seli në Londër, tha se rebelët kanë thyer rrethimit, por rrugëdalja e sigurt përballë forcave qeveritare ende nuk është përcaktuar plotësisht. Të premten, grupet e kryengritësve mësynë një bazë artilerie të rëndë në qytet. Ushtria siriane nga ana e saj tha se i kishte zmbrapsur ata dhe kishte shuar rrezikun e atij sulmi, madje edhe se u kishte shkaktuar humbje të mëdha rebelëve. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …