Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, në një postim të tij ka shkruar se institucionet shtetërore të Kosovës nuk janë të interesuara për sigurinë në vend. “Se krerët e institucioneve të Kosovës nuk e çajnë kokën për sigurinë në vend na e pat përkujtuar edhe Raporti i Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar. Aty thuhej: ‘Këshilli i Sigurimit i Kosovës, i cili duhet të ketë rol këshillues në të gjitha çështjet e sigurisë, nuk mban mbledhje të rregullta sipas mandatit të tij’. Kështu, pavarësisht se a bëhet fjalë për (pa)sigurinë në veri të Ibrit, te kufijtë e Kosovës, apo edhe në ndërtesën e Kuvendit, këtë Këshill të Sigurisë nuk ka se kush ta mbledhë. Mbase, pikërisht ata që duhet dhe munden nuk duan, ka shkuar mes tjerash kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …