Kryetari Aliu vizitoj Klubin Futbollstik FC Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij facebook, ka njoftuar se të premtën ka vizituar klubin e futbollit FC Ferizaj që garon në Superligën e Kosovës në futboll.

“Vizitë në FC Ferizaj ku u mirëpritëm nga Presidenti i Klubit, Lulzim Abazi, drejtues e sportistët e këtij klubi, për t’i uruar mbarësi në prag të Kampionatit të ri dhe për t’i siguruar gjithë mbështetjen e parezervë të komunës për bardhekaltrit që na bën krenarë, për futbollistët e FC Ferizajt. Në klubin ku çdo ditë punohet, me disiplinë e përkushtim të lartë,” thuhet në postimin e  kryetarit Agim Aliu.

Ferizaj ndeshjen e radhës do ta zhvilloj të hënën me 10 shkurt në shtëpi kundër të fundit në renditje, Feronikelit. Skuadra e Ferizajt në 18 ndeshjet e zhvilluara ka arkëtuar 20 pikë dhe mbanë vendin e tetë me 20 pikë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së …