Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj ka vazhduar tubimet e tij me qytetarë, duke mbajtur të premtën mbrëma në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” takim e radhës me rininë e Malishevës.
Limaj tha se ata janë rreshtuar për energji pozitive, kushte më të mira në arsim, shëndetësi me standarde evropiane, art dhe sport, për një shtet që siguron të ardhmen e tyre të sigurt, dhe kjo siguri është vetëm tek koalicioni për Kosovën fituese 137.
Postimi i plotë:
Festë, atmosferë, entuziazëm dhe shpresë për Kosovën sot nga rinia e Malishevës!
Rinia, si asnjëherë më parë, është rreshtuar për energji pozitive, kushte më të mira në arsim, shëndetësi me standarde evropiane, art e sport, për një shtet që siguron të ardhmen e tyre të sigurt, dhe kjo siguri është vetëm tek koalicioni për Kosovën fituese 137.
Djem dhe vajza nga e gjithë Kosova, shpreh mirënjohjen time për angazhimin dhe besimin tuaj ndaj koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA.