leoni

​PZAP vendos për fletëvotimet e diasporës që kanë arritur me vonesë por që ky vendim nuk është bërë publik

Beogradi ka planifikuar transport të organizuar të qytetarëve, që jetojnë në Serbi, në mënyrë që ata vinë, nesër në Kosovë, për të votuar

Beogradi zyrtar  ka planifikuar transport të organizuar të qytetarëve, që jetojnë në Serbi,   në mënyrë që ata vinë, nesër në Kosovë, për të votuar. Lajmin e konfirmoi një zyrtare e qeverisë e angazhuar si komisionere për refugjatët dhe emigracionin. Ajo bën thirrje që më 9 shkurt, sa më shumë serbë të shkojnë të votojnë, siç pretendon, për të garantuar mbijetesën në Kosovë, por që i referohet me provokim si krahinë. Gjithashtu thekson se ata persona që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të kenë mjete identifikimi të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Në këto zgjedhje po përpiqet të ndikojë edhe kryenegociatori serb për dialogun, Petar Petkoviç. Duke folur për mediat në Beograd, akuzon kryeministrin Albin Kurti se kërkon spastrimin etnik të serbëve. “Ruajtja e 10 vendeve në parlament, formimi i asociacionit dhe mbijetesa e serbëve janë thelbësore për luftimin e qëllimeve të Kurtit, që janë: një Kosovë e pastër etnikisht dhe krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe’”, pretendon Petkoviç duke kërkuar ndëshkimin, me votë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …