Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka ftuar qytetarët që sonte, në orën 16:30, të bashkohen në tubimin përmbyllës në sheshin Zahir Pajaziti, ku do të përmbyllet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Sonte është momenti të dëshmojmë se vullneti qytetar është i pathyeshëm. Le të jehojë besimi, shpresa dhe vendosmëria për një Kosovë më të mirë!”, ka deklaruar Stavileci. Ai ka theksuar se nesër vendi pret një proces zgjedhor demokratik dhe transparent, duke u shprehur i bindur se qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme më të mirë. Pas 9 shkurtit, Bedri Hamza do të marrë drejtimin e qeverisë, do ta rikthejë ritmin e zhvillimit, do të sjellë stabilitet dhe do të fillojë ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë. Blerand Stavileci ka theksuar se zgjedhjet e nesërme janë më shumë se një garë politike, por një vendim për të ardhmen e Kosovës.