Fatmir Graiçevci

Fatmir Graiqevci; Propaganda djallëzore e kryeministrit, Albin Kurti dhe bashkë-partiakëve të tij nga safi i parë i partisë Vetëvendosje

Propaganda djallëzore e kryeministrit, Albin Kurti dhe bashkë partiakëve të tij nga safi i parë i partisë Vetëvendosje
  Se ku e katandis politikanin etja e pashuar për pushtet, më së miri mund ta mësojmë nga rasti i shefit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurti. Për fatin tonë të keq, ky po e përfundon mandatin e dytë pa qit asgjë në dritë! Ani pse sa ishte në opozitë, me pompozitet deklaronte se nuk ka fuqi e as presion ndërkombëtar që e detyron të bisedoj me Serbinë pa kërkuar ajo më parë falje për krimet e saj ndaj popullit shqiptar, pa ia dorëzuar Kosovës trupat e pa jetë të shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës, pa u zotuar Beogradi zyrtar për zhdëmtimin e dëmeve të luftës dhe pa njohjen e Kosovës shtet të pavarur e sovran, me t’u ulur në kolltukët e butë, krye hipokritit Albin Kurti dhe bashkë partiakëve të tij të safit të parë, iu s’qullën qëndrimet e forta dhe filluan të negociojnë pa asnjë grimë rezistencë  pa përmbushur Serbia asnjë kusht të përfolur nga shefi i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sejmenën e tij.
    Ama me këtë hipokrizi të tij, mund të jenë habitur vetëm ata që nuk e kanë njohur nga afër këtë super aktor e sofist të thekur të skenës sonë politike. Etja e tij pashuar për pushtet, ka bërë që te ai të rafinohet një politikbërje djallëzore ama e ambalazhuar tepër mirë me ngjyra të patriotizmit e nacionalizmit! Kulmi i djallëzisë së tij dhe partisë Vetëvendosje është kriteret që përdorin për t’i vlerësuar liderët dhe partitë rivale dhe kriteret dhe standardet tjera për veten e tyre mandej.
    Shefi i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti dhe argatët e tij të rrethit të afërt, subjektet e tjera politike dhe drejtuesit e tyre i vlerësojnë duke i krahasuar me politikan ideal dhe qeverisje të përkryer, pa gabime, pa korrupsion, pa familjarizëm, pa hajni e zhvatje, thjesht me modele perfekte të liderëve dhe partive politike. Është shumë e thjesht mandej të dihet se di do të gjykohet një politikan apo parti politike nëse për vlerësimin e tyre përdoren kriteret më të larta. Por këto standarde këta i vendosin vetëm për të tjerët por asesi për veten dhe partinë e tyre Vetëvendosje. Sa herë që zihet këta hipokrit në keqpërdorim të pushtetit dhe parasë publike, këta hipokrit neveritës nuk pranojnë të maten me standardet që kanë vendosur vet për të tjerët por vendosin kritere tjera, marrin për pika referimi ata që i kanë gurëzuar për 20 vite me radhë. Në vend që të skuqen dhe ta ulin kokën nga keqpërdorimi i pushtetit dhe parasë publike, këta arsyetohen se edhe ata tjerët kanë vjedhur, se edhe ata tjerët kanë keqpërdorur, se edhe ata tjerët kanë punësuar familjar, miq e farefis dhe votuesi i përhumbur e që kalon orë të tëra nëpër emisione koti, alla Big Brother, bije viktimë e kësaj propagande djallëzore dhe në vend se të revoltohet dhe t’ua plasë në fytyrë se a jeni zotuar për të ardhur në pushtet për ta ndryshuar keq qeverisjen apo për ta vazhduar e ushqyer edhe më shumë të keqen, këta fillojnë të arsyetojnë sipas modelit ”epo edhe ata tjerët kanë bëri dikur sikur po bën Vetëvendosja tani”!!!
    Etja e pashuar për pushtet, partinë nihiliste e plangprishëse, Vetëvendosje dhe shefin e saj, Albin Kurti ua ka çjerr maskën tërësisht dhe kjo i ka shtyrë të bëjnë propagandë të bazuar në konstatimet që i kanë bërë ekspertët e komunikimit. Pionierët e Psikologjisë Sociale, William McDougall, Edward Ross, Floyd Allport, Kurt Lewin, Leon Festinger, Gordon Allport e psikolog social të tjerë, na mësojnë se janë dy rrugë kryesore të bindjes së njerëzve, në rastin tonë, votuesve. Njëra quhet “Rruga periferike” e bindjes ndërsa tjetra “Rruga qendrore” e bindjes. Nga Psikologjia Sociale mësojmë se njerëzit ndikohen vetëm nga 7 për qind e përmbajtjes së mesazhet ndërsa 93 për qind varet nga ajo se kush e thotë dhe mënyra se si e thotë, pra toni i zërit!
   Rruga e parë është e suksesshme kur i drejtohemi masave pa të menduar kritik dhe me arsimim mesatar ose nën të. Te kjo rrugë e bindjes, masat nuk janë të emancipuara për t’i kuptuar argumentet por më shumë bazohen se KUSH po e thotë atë. Pra vëmendja e votuesve nuk është te përmbajtja e mesazhit por te burimi i tij, pra jo se çka thuhet në mesazh por kush po e thotë këtë. Mjafton që të kemi një autoritet të besueshëm që të ua kumtoj një lajm, gjykim apo vlerësim dhe masat e gëlltitin si të mirëqenë, pa as më të voglin dyshim. Nëse analizon mirë e mirë propagandën e kryehipokritit, Albin Kurti dhe xhematlinjëve të tij të safit të parë, e kupton më së miri se përse këta kanë zgjedhur ta përdorin këtë rrugë të bindjes gjatë kësaj fushate për pushtet. Duke e ditur që nuk ja kanë dal ta realizojnë asnjë projekt kapital për 5 vite qeverisje ( Kurti 1 dhe Kurti 2 ), këta janë munduar që të marrin mbështetje nga autoritete të larta. Këta janë munduar që mungesën e argumentimit ta kompensojnë me autoritetin e dhënësit të mesazhit. Kjo rrugë e bindjes na tregon më së miri se përse partia Vetëvendosje dhe shefi i saj, Albin Kurti kanë ndjerë nevojë të jashtëzakonshme për mbështetje nga autoritete të larta, përfshirë edhe akademik Rexhep Qosjen i cili me anë të një letre bënë thirrje të votohet Vetëvendosja, letër e cila përmban kundërthënie të papajtueshme brenda saj! Por si duket, partia Vetëvendosje dhe shefi i saj Albin Kurti e dinë shumë mirë se votuesi i rëndomte dhe pa mendje kritike, do të besoj verbërisht se është e moralshme e atdhetare që të votohet Vetëvendosja sepse kështu ka porositë akademik Rexhep Qosja ( ! ) ani pse ky në fillim të letrës së tij na tregon se nga viti 2 mijë nuk ka marr pjesë fare në votim ndërsa pak rreshta më poshtë shkruan se është obligim moral, komb[tar e patriotik që të dilet në votime dhe të votohet Vetëvendosja! Se a është e moralshme t’i gjykosh të tjerët për mungesë atdhetarie për mos bërjen e një pune që nuk e ke bërë as vet, nuk do koment.
    Por partia Vetëvendosje dhe shefi i saj, Albion Kurti që po garon edhe për mandatin e tretë qeverisës, të ndodhur në rrethana që mund të kritikohen e komprometohen ngado, këta më shumë kanë hallin nga kritikat që ju vijnë nga mediet se sa nga partitë rivale! Këta as që lodhen nga kritikat prej partive opozitare sepse i komprometojnë shumë lehtë duke thënë se po kritikohemi nga ata që e kanë shkatërruar këtë vend për 20 vjet me radhë, se po kritikohemi nga ata që po dojmë me ua konfiskuar pasurinë e pajustifikuar e arsyetime të tilla, që militant e Vetëvendosjen i gëlltisin me ëndje e pa i përtypur fare. Këta kanë hallin e medieve me të cilat kanë koketuar një kohë, sa ishin në opozitë. Vetëvendosja dhe shefi i saj, Albin Kurti janë të vetëdijshëm që kritikat e medieve nuk mund t’i amortizojnë e as komprometojnë kaq lehtë apo duke i akuzuar për keq qeverisje për 20 vite me radhë sepse janë të vetëdijshëm se këtë propagandë nuk e gëlltitë askush. Vetëvendosja dhe shefi i saj, Albin Kurti kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për t’iu kundërvënë medieve, duke i quajtur ato së dorë e zgjatur e partive opozitare, si instrumente të oligarkëve apo edhe si ndërmarrje e përbashkët kriminale  ( ! ), sikur i quante Prindon Sadriu, burri i kryetares Vjosa Osmani, gjatë kohës së muajit të mjaltit në mes të Presidencës dhe Qeverisë! Qëllimi i kësaj fushate djallëzore të bërë nga Presidenca e Qeveria ndaj medieve, ka qenë që ta komprometoj besueshmërinë e lajmeve që plasonin mediet që publiku dhe votuesit më shumë të vrisnin mendjen se kush po e thotë se sa çka përmbanin lajmet komprometuese për Presidencën e Qeverinë!
    Duke qenë i vetëdijshëm se nuk ka asnjë projekt të madh me të cilin mund të krenohet e ta përdor si argument për të kërkuar vota edhe për një mandat tjetër qeverisës, Albin Kurti me bashkpartiakët e tij na e paraqet veten si një lider me të cilin nuk dëshiron asesi të ballafaqohet Serbia pasi ky na i ka shkaktuar debakël asaj. Kur kujton këtë propagandë djallëzore të tij dhe partisë Vetëvendosje, nuk ka se si të mos kujtohet tregimi për snajperistin që na e kishte bërë telashe një ushtri!
  Tregohet se një snajperisti i kishte dal nami se po bënte kërdi ndaj ushtrisë armike dhe se ishte çështje ditësh kur do ta detyronte ushtrinë rivale të kapitullonte! Lajmi kishte marr dhenë dhe ishte bërë temë diskutimi në qarqet e larta vendim marrëse të ushtrisë kundërshtare. Një ditë, këta ftojnë snajperistët e tyre më të shkathët dhe kërkojnë mendimin e tyre për këtë snajperist!
Keni dëgjuar se armiku ynë ka një snajperist të jashtëzakonshëm dhe që fati i luftës varet prej tij!?
Po, kam dëgjuar por nuk ka asgjë prej tij, ia kthen pa një pa dy krye snajperisti tjetër!
Si është e mundur kjo kur ngado po flitet për sukseset e shumta të tij!?, ngasin më tutje bisedën gjeneralët!
   Është e mundur sepse vet ne kemi përhapur këtë propagandë për atë snajperist dështat të ushtrisë rivale, përgjigjen si në kor snajperistët tjerë përball gjeneralëve!
  Ju po flisni nga zilia, ua kthejnë me qortim gjeneralët.
Jo nga zilia por nga dashamirësia për ushtrinë tonë dhe sukseset e saj, ua kthen i revoltuar një snajperistë tjetër dhe kërkon leje nëse është e mundur të ua parashtron vetëm një pyetje anëtarëve të Shtabit Qëndror që po i merrnin në pyetje!?
Po, mundesh, iu kthejnë përgjegjje të prerë gjeneralët!
 Dini ndonjë rast që ky snajperist ka qëlluar në shenjë kundër nesh për këto katër vite!?
Dhe gjeneralët mohojnë të habitur!
 Gjeneral të nderuar, vazhdon tutje sqarimin ushtari, jemi ne që kemi përhapur këtë propagandë për atë snajperist dështak të cilin ne e quajmë si tmerr për ushtrinë tonë por e vërteta është se ai është snajperisti më dështak që kanë pasur. Por propaganda jonë është duke dhenë suksese të shumta sepse ata janë duke besuar se kanë për ta fituar luftën fal atij snajperisti. Gjeneral të nderuar, ne mund ta eliminojmë kur të duam atë snjaperist dështak por mandej do ta zëvendësojnë me ndonjë tjetër që mund të na shkaktoj kokëqarje apo mbase edhe humbje në radhët tona. Tani ne kemi vetëm një lutje për ju, a dëshironi ta eliminojmë për 24 orë apo ta lejojmë të jetoj ende!?
   Jo, mos e vritni por shtojeni dozën e propagandës për sukseset e tij të jashtëzakonshme, ua kthejnë në korë të gjithë gjeneralët!!!

Kontrolloni gjithashtu

Behlul Jashari; KOSOVA TË DIELEN E 9 SHKURTIT 2025  NË ZGJEDHJET E NËNTA PARLEMENTARE NË LIRI

-Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 …