Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partneri i saj i Koalicionit Nisma Socialdemokrate mbajtën të shtunën tubimin përmbyllës në qytetin e Pejës. Kryetari i komunës së Deçanit dhe Kandidati i kësaj partie për deputet, Bashkim Ramosaj me këtë rast ka ndarë disa fotografi nga ky tubim madhështor. Kryetari Ramosaj në llogarinë e tij në facebook shkurtimisht ka shkruar “në zemër të Dukagjinit, numri 137.”