Sot në vendi tonë po mbahen zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në ora 7.00. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këto zgjedhje, të drejt vote kanë 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë, prej të cilëve 125 mijë e 852 qytetarë do të votojnë për herë të parë. Në garë për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës janë 28 subjekteve politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Gjatë ditës do të jenë të hapura 941 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Mbyllja e qendrave të votimit është paraparë të bëhet në ora 19.00.
![KQZ](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/zgjedhjet_votimi.jpg)