Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajt konferencën e parë për medie për ditën e sotme për të njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi theksoi se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt. “Provesi zgjedhor është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem. Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 qind e qytetareve apo mbi 169 mijë votues. Sipas informacioneve të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë kemi pasur disa problem me qendrat e vendvotimit me kusht, probleme me user ka pasur” deklaroi mes tjerash, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
