Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur pjesëmarrjen në zgjedhje deri në ora 15.30. Sipas këtij komisioni, deri në këtë kohë, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë 23. 38 për qind të votuesve. Nga publikimet e pjesëmarrjes nëpër komuna, vërehet një dallim mes tyre. Komunat me pjesëmarrjen më të madhe në votim, janë Novobërda me 36.26 për qind, Kastrioti me 34.86 për qind, Fushë-Kosovë me 32.99 për qind, Kaçaniku me 31.34 për qind, Vushtrria me 30.99 për qind Dardana me30.40 për qind ndërsa komunat tjera kanë dalje nën 30 për qind. Komunat me dalje më të madhe në zgjedhje deri në ora 15.30 janë: Ranillugu me 47.09 për qind, Zveçani me 43.59 për qind dhe Shtërpca me 35.31 për qind.
