Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e deritashme të procesit zgjedhor. Ai ka shkruar se meritat më të mëdha për këtë i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve. “Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike. Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese. Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri. Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
