AGK-ja ka kërkuar të mos pengohen gazetarët në kryerjen e punës së tyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar që të mos pengohen gazetarët në kryerjen e punës së tyre si dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të garantojnë siguri. Në reagim më tutje thuhet se çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë. “ Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rikujton se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre. Çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë, thuhet në mes tjerash në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti biri më besnik dhe më i përkushtuar i nënës Shqipëri!

Mehmet Bislimi: Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti biri më besnik dhe më i përkushtuar i nënës Shqipëri!

Me rastin e vdekjes së atdhetarit, intelektualit, luftëtarit, shkrimtarit, krijuesit, analistit, humanistit, dhe të dënuarit …