Kryetari i Turqisë, Erdoğan dhe ai i Francës, Macron, diskutuan lidhjet mes dy shteteve, si dhe çështjet rajonale dhe globale

Kryetari i Turqisë, Erdoğan dhe ai i Francës, Macron, diskutuan lidhjet mes dy shteteve, si dhe çështjet rajonale dhe globale

Kryetari i Turqisë,  Rexhep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin  francez, Emmanuel Macron, të cilit i tha se vendimi i BE-së muajin e kaluar për të pezulluar sanksionet ndaj Sirisë, ishte një hap në drejtimin e duhur, raporton Anadolu. Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve pranë Presidencës,  Erdoğan theksoi gjithashtu rëndësinë e heqjes së këtyre sanksioneve në epokën e re të Sirisë pas Asadit dhe tha se mbështetja e Turqisë për Sirinë do të vazhdojë e pandërprerë. Gjithashtu, dy udhëheqësit diskutuan lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale. Gjatë bisedës, Erdoğan nënvizoi se nxitja e dialogut mes dy vendeve do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve dypalëshe, duke theksuar se Turqia dhe Franca kanë potencial për bashkëpunim në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes. Ai shtoi se armëpushimi aktual midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit duhet të ruhet dhe duhet të fillojë puna për një zgjidhje të qëndrueshme në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me refuzimin e tij për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Analisti politik Visar Ymeri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …