leoni

100 prokurorë ishin të angazhuar dje në Kosovë, në mbrojtje të votës së lirë, ka deklaruar koordinatorja nacionale, Laura Pula

100 prokurorë ishin të angazhuar dje në Kosovë, në mbrojtje të votës së lirë, ka deklaruar koordinatorja nacionale, Laura Pula

100 prokurorë ishin të angazhuar dje në Kosovë, në mbrojtje të votës së lirë, ka deklaruar koordinatorja nacionale, Laura Pula. Ajo njoftoi se deri më tani gjashtë persona janë ndaluar, pesë prej tyre në Mitrovicë e një Podujevë, duke treguar  po ashtu edhe çka cilësohet vepër penale kundër të drejtës së votës, bazuar në Kodin Penal të Kosovës. “Ne në Kodin Penal të Kosovës kemi 11 vepra penale kundër drejtës së votës që varësisht se si kryhen ato që pastaj mund të akuzohen edhe më pas edhe të denohen personat që bien ndesh me ligjin. Nëse i referohemi rastit të Mitrovicës, personat e ndaluar i referohen vepres penale “Cënim i përcaktimit të lirë të votuesit”, derisa në Podujevë “Cënimi i fshehtësisë së votimi, tha Laura  Pula për Klan Kosovën.  Ajo foli edhe rreth dyshimeve për keqpërdorim të votave si në rastin e Kroacisë. Ne paraprakisht do t’i mbledhim të gjitha informacionet, si brenda ashtu edhe jashtë, meqenëse jemi tani në një fazë tjetër, të grumbullimit të votave nga jashtë Kosovës, nëse ka dyshime se ka keqpërdorime të votës, aty ku kemi juridiksion edhe do të veprojmë, mirëpo kini parasysh se ne kemi juridiksion vetëm brenda ambasadave dhe konsullatave, pasi kushdo që shkel ligjin do të jetë objekt hetimi deklaroi, Laura Pula, duke shtuar se kushdo që shkel ligjin do të jetë objekt i hetimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …