Profesori dhe analisti i mirënjohur, Daniel Serwer, deklaron se emisari special, amerikan, për misione të veçanta, Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij nga pushteti. Kuptimi im është se Grenell punon për Presidentin, kështu që derisa ai të thotë diçka ndryshe Grenell flet për Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk është i interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me qeverinë aktuale të Kosovës. Ai kërkon largimin e Kurtit nga pushteti pas zgjedhjeve. Herën e fundit ai tentoi që Kurti të forcohej dhe të fitonte shumicën në parlament. Grenell nuk është një njeri që mëson nga përvoja. Nuk kam dyshim se ai do të provojë përsëri edhe për ndarje”, tha ai për teve1.info. Grenell ka të drejtë për marrëdhëniet, Amerikë-Kosovë dhe sigurisht për armiqësinë e tij ndaj kryeministrit. Por sigurisht që edhe Grenell është pjesë e problemit. Ai u përpoq të ndante Kosovën në administratën e parë të Trump dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së parë të Kurtit. Tani ai e ka kaluar kohën e tij jashtë qeverisë duke punuar me Xhared Kushner në projekte në Serbi dhe Shqipëri. Në një qeveri normale amerikane, ai nuk do të lejohej askund afër Ballkanit, për shkak të konfliktit të interesit. Kjo administratë nuk e di se çfarë është konflikti i interesit. Serwer nënvizoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës nuk kanë qenë kurrë më të dobëta.