Kryetari i komunës së Ferizajt z.Agim Aliu në një postim të tij në facebook ka shkruar se procesi zgjedhor në komunë e Ferizajt kaloi qetë dhe pa incidente, që është tregues i qartë i demokracisë, kulturës e pjekurisë politike.
Postimi i kryetarit Aliu në facebook
Të dashur bashkëqytetarë!
Procesi zgjedhor dje, kaloi qetë e pa incidente. Kjo është merita juaj, është tregues i qartë i demokracisë, kulturës e pjekurisë politike.
Rezultatet paraprake, tashmë kur kanë mbetur edhe pak vendvotime në numërim, nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje së cilës i uroj fitoren.
Faleminderit juve bashkëqytetarë që kontribuat për këtë proces zgjedhor model, të lirë e demokratik.
Faleminderit anëtarëve e përkrahësve të PDK-së për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Kosova mbi të gjitha! Na presin shumë punë për më të mirën për qytetarët!