Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Kështu tha zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Anitta Hipper, kur u përgjigj në pyetjet lidhur me reagimin e bllokut për zgjedhjet në Kosovë dhe pritjet pas mbajtjes së tyre. Ajo tha se në Kosovë është vendosur misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet që është formuar me vendimin e shefes së diplomacisë, Kaja Kallas. Vendimi për dërgimin e këtij misioni për të vëzhguar zgjedhjet në Kosovë nga Hipper u përmend si dëshmi se BE-ja i sheh raportet me Kosovën si shumë të rëndësishme.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Anitta-Hipper.webp)