Sot në Itali, do të mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Miqve
pixabay.com

Sot në Itali, do të mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Miqve

Sot në Itali nesër do të mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Italisë, kryediplomatët e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, si dhe të atyre të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor: Italia, Austria, Kroacia, Greqia, Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia nesër do të mblidhen në kryeqytetin e Italisë, Romë. Mikpritësi i mbledhjes do të jetë zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani, në rezidencën shtetërore Villa Madama. Përveç kryediplomatëve të vendeve në fjalë, në takim do të marrin pjesë edhe shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, si dhe komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Në njoftim thuhet se qëllimi i takimit është forcimi i koordinimit për qëllimet dhe prioritetet që do të ndiqen në vitin 2025 me qëllim rritjen e sigurisë së rajonit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, në kuadër të bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Collaku

Bekim Çollaku: Kushtëzimet e Abdixhikut vështirësojnë formimin e Qeverisë së Re

Opinionisti Bekim Çollaku ka ngritur shqetësime mbi qëndrimet e ngurta të liderëve politikë në procesin …