Si mund ta bëjnë Shqipërinë e bashkuar lëvizjet që angazhohen për bashkim kombëtar dhe nuk e njohin, as e pranojnë njëra tjetrën, sikur janë: Lëvizja për Bashkim, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, Aleanca Kuqezi, shoqata, lëvizje e fronte të tilla të cilat nuk durohen dhe nuk bashkëpunojnë mes veti. Ekzistimi dhe veprimtaria e këtyre partive, lëvizjeve e shoqatave, duhet të japë shembull për bashkim, sepse bashkimi nuk arrihet duke përjashtuar njëri-tjetrën. Në raste të tilla populli nuk u beson ftesave të asnjërës lëvizje, nuk i merr seriozisht aktivitetet dhe angazhimet e tilla, sepse edhe lëvizjet si këto në fund, me qëllim për të marrë pak pushtet, po rrëshqasin nga lëvizje në parti politike, ashtu sikur ka bërë Vetëvendosja, Lëvizja për Bashkim në Kosovë dhe Aleanca Kuqezi në Shqipëri dhe formacione të ngjashme, që vazhdimisht thirren në realizimin e aspiratave për Bashkim kombëtar, por nuk bëjnë as edhe një hap të vetëm, që paraprakisht të bashkohen të gjithë në një Lëvizje unike kombëtare. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …