Rama pret që që qeveria e re ta ketë Prishtinën ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse

Kryetari i komunës së Prishtinë, Përparim Rama, përmes një postimi në facebook është shprehur se Prishtina edhe një herë dëshmoi se është zemra e demokracisë sonë si gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve.

Pas përfundimit të një procesi zgjedhor të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për qytetarinë e jashtëzakonshme, maturinë demokratike dhe pjesëmarrjen tuaj aktive. Prishtina edhe një herë dëshmoi se është zemra e demokracisë sonë – si gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar Rama.

Ai i uroj fitoren VV-së, dhe shpresonë që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë një ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse. Kryeqyteti nuk është vetëm një qendër urbane, por zemra e funksionimit të shtetit, motori i zhvillimit ekonomik dhe imazhi ynë në botë. Rrjedhimisht, ai kërkon një program të qartë qeverisës, investime strategjike dhe një qasje të menduar mirë për ta kthyer Prishtinën në një model të zhvillimit modern e europian. Si institucion, do të jemi të hapur për bashkëpunim, me synimin që kryeqyteti ynë të marrë vendin që i takon në hartën e zhvillimit kombëtar”. Një Prishtinë moderne, funksionale dhe e urbanizuar me vizion është çelësi për një Kosovë të fortë dhe konkurruese në rajon. Kryeqyteti do të vazhdojë të jetë zëri i progresit, i zhvillimit dhe i një Kosove që ecën përpara me dinjitet dhe vizion., ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari I Prishtinës Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me ueb-faqe të re

Komuna e Vitisë, gjegjësishtë Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, njofton të gjithë qytetarët …