Analisti gjerman i gazetës, Frankfurter Allgemeine Caitung, Mihael Martens, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Ai ka theksuar se Albin Kurti ka dalë forcë kryesore politike, por ka humbur shumicën e votave që kishte fituar në vitin 2021. Martens theksoi se bisedimet për formimin e koalicioneve janë të domosdoshme dhe se zgjedhjet e reja në vitin 2026 janë të mundshme. Ai gjithashtu nuk ka përjashtuar mundësinë që partitë opozitare, me mbështetje të Shteteve të Bashkuara, të përpiqen të krijojnë një koalicion që do të përjashtonte Kurtin nga pushteti. Nuk mund të bëhen parashikime të besueshme se si mund të shkojnë bisedimet e ardhshme të koalicionit, pasi shumë kombinime janë të mundshme, ka thënë Martens, duke përmendur mundësinë e një koalicioni opozitar, që mund të ndryshojë kursin politik të vendit.
![Mihael Martens: Pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe, ai ka dy fytyra një për brenda një për jashtë Serbisë](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Mihae-Martens.jpg)