Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt – dhe ka thënë që pret se dy vendet do të forcojnë partneritetin dhe sigurinë për njerëzit e të dyja shteteve. Vuçiq e ka publikuar letrën e dërguar nga Trumpi, në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale. “Vlerësojmë jashtëzakonisht shumë kontributin e rëndësishëm të Serbisë në sigurinë ndërkombëtare, qoftë në mbështetjen për popullin e Ukrainës në mbrojtje nga agresioni rus, apo në kontributin e Serbisë në misione të shumta paqeruajtëse anembanë botës”, është thënë mes tjerash në letrën e Trumpit për Vuçiqin. Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht vazhdimin e integrimeve të Serbisë në rrugën euroatlantike, si dhe përpjekjet e saj për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon. Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së”, është thënë mes tjerash në urimin e Trumpit.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Rexha: Kosova është gati për votim online, duhet të fillojmë me komuna të vogla

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, shprehu …