Komuna e Rahovecit me rastin e shënimit të 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka publikuar në faqën e saj zyrtare në facebook, agjendën e aktiviteteve.
Më 13.02.2025
Vendosja e flamujve në qytetin e Rahovecit
Në orën 14.00 – Koncert nga shkolla e Muzikës “Faik Sylka” – Rahovec.
Më 17.02.2025
Në orën 09:30: Pritja e mysafirëve nga kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi (salla e mbledhjeve).
Në orën 10.30 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rahovec
Në orën 11.00 – Seancë solemne në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.