leoni

LDK

LDK-ja deklaron se pavarësisht rezultatit në zgjedhje do të vazhdojë të demaskojë propagandën e Kurtit, ashtu siç ka bërë deri me tani

LDK-ja deklaron se pavarësisht rezultatit në zgjedhje ajo “do të vazhdojë të demaskoj propagandën, ashtu siç e kam bërë deri me tani”, shprehet Hukmete  Bajrami duke iu referuar kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të tij. Ajo thotë se “kryeministri në detyrë, tash e 5 vite, me qëllim e keqinterpreton raportin e ”Transparency International”. Sipas saj, “Kosova s’ka bërë progres as në luftën kundër korrupsionit dhe as në rritjen e transparencës, SEPSE gjatë një mandati janë nënshkruar 2123 kontrata me negociim. Ky fenomen veç luftë kundër korrupsionit dhe transparencë nuk është”, shprehet Bajrami. Renditja 73/180 tregon se ku qëndron Kosova në raport me 180 shtete të tjera që janë pjesë e kësaj matjeje, ku disa kanë regres, e disa kanë progres. Kjo do të thotë se, nëse të tjerët përkeqësohen dhe Kosova nuk ka asnjë përmirësim, renditja e saj përmirësohet.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me refuzimin e tij për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Analisti politik Visar Ymeri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …