Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për dështimin në menaxhimin e procesit zgjedhor, duke filluar nga faqja e internetit dhe deri te numërimi i votave. Vonesat e mundshme mund të çojnë në një periudhë më të gjatë për nxjerrjen e rezultateve finale të zgjedhjeve. Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë vonesat, Kosova mund të rrezikojë të mos ketë një qeveri të formuar para muajit qershor, andaj përgjegjësia për këtë situatë nuk mund të bie mbi askënd tjetër përveç KQZ-së dhe stafeve të saj profesionale. Rrezikojmë të mos kemi rezultate finale as për një muaj, ose më shumë se 3 javë, dhe rrezikojmë të mos kemi Qeveri para qershorit. Kush është përgjegjës? Jo ne, as hibridat, as Vuçiqi. Përgjegjësia është e KQZ-së, stafi i saj dhe përfaqësimi politik,” ka thënë Burim Ramadani.
![Burim Ramadani](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/01-36-660x330.jpg)