Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, alarmon për situatën në KQZ, pasi po bëhen përpjekje të ndryshimit të vullnetit të qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj dështimit të sistemit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e konsideruar  këtë si një përpjekje për manipulim të rezultateve zgjedhore. Ai ka theksuar se, për herë të parë në historinë e Kosovës së pavarur, rezultatet preliminare të zgjedhjeve nuk dihen as pas 24 orëve nga votimi, duke akuzuar qeverinë Kurti për kapjen e institucioneve të pavarura dhe përfshirjen e militantëve partiakë në KQZ. Sipas Haradinajt, raportimet nga terreni tregojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të votave përmes një sistemi teknik të dështuar qëllimshëm. Ai ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë për të hetuar dhe parandaluar degradimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Rexha: Kosova është gati për votim online, duhet të fillojmë me komuna të vogla

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, shprehu …