Emisari Peter Sorensen takon autoritetin e NATO-s, Thomas Goffus, për të koordinuar BE-në e NATO-n në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka realizuar një takim me Ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus. Sorensen ka vlerësuar takimin si shumë të mirë dhe ka theksuar se të dy palët janë pajtuar për të intensifikuar koordinimin mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s në mbështetje të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sorensen ka shkruar se pati një takim shumë të mirë dhe njoftues me Ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus dhe  pajtuam për koordinim të ngushtë BE-NATO në mbështetje të dialogut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, alarmon për situatën në KQZ, pasi po bëhen përpjekje të ndryshimit të vullnetit të qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj dështimit të …