Gjenerali Sylejman Selimi vijon dëshminë në Hagë, ndërsa mbrojtja kundërshton pranimin e dokumenteve nga Beogradi

Gjeneral, Sylejman Selimi, ka deklaruar se nuk e ka ditur që Azem Syla ishte komandant Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së

Gjenerali Sylejman Selimi, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Hagës, ka deklaruar se nuk kishte dijeni që Azem Syla ishte komandant i Shtabit të  Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se e dinte vetëm për emërimin e Jakup Krasniqit dhe Sokol Bashotës si zëvendëskomandantë. Në pyetjen e avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, lidhur me njohuritë e ndërkombëtarëve për këtë emërim, Selimi tha se asnjë komandant i zonave operative, përfshirë atë të Drenicës, nuk e kishte dijeni për rolin e Azem Sylës, si një person që kishte njohuri në logjistikë, por asnjëherë nuk ishte informuar për emërimin e tij në këtë pozicion. Ai gjithashtu sqaroi se organizimi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishte i paqartë për shumë komandantë dhe se emërimet nuk ishin diskutuar me ata që drejtonin zonat operative. Sylejman Selimi pranoi se konsultimet mes komandantëve për organizimin më të mirë të strukturës ishin të nevojshme, ndërsa për disa çështje të tjera, ai mohoi se kishte dijeni të plotë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, alarmon për situatën në KQZ, pasi po bëhen përpjekje të ndryshimit të vullnetit të qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj dështimit të …