Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me DEMOS-in, me qëllim forcimin e transparencës buxhetore dhe rritjen e përfshirjes së qytetarëve në qeverisjen lokale.
Sipas Latifit, ky partneritet synon përmirësimin e planifikimit të hershëm buxhetor, organizimin e konsultimeve publike dhe përdorimin e platformave digjitale për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.
“Falënderoj DEMOS-in për mbështetjen e tyre në ndërtimin e një qeverisjeje më të hapur dhe më efikase për qytetarët tanë,” ka shkruar Latifi në rrjetet sociale.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë një qasje më inovative dhe gjithëpërfshirëse në menaxhimin e financave publike në nivel lokal.