Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliu, drejtorin e shërbimeve publike, Alberton Sahiti dhe drejtorin e infrastrukturës, Meriton Hajdini, vizituan paraditen e sotme, familjen Mustafa në lagjen “Toska” të fshatit Komogllavë, ku mbrëmë ra zjarri duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në shtëpinë familjare dhe punëtorinë e tyre.
Me këtë rast, Kryetari Aliu u zotua se Komuna me të gjitha mundësitë e saj, do të mbështesë familjen Mustafa në këtë rast të fatkeqësisë nga zjarri.