Komuna e Deçanit në Panairin e Turizmit në Tiranë

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e komunës së Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dy ditor (12 dhe 13 shkurt 2025) që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar potencialin turistik të Deçanit, duke veçuar bukuritë natyrore dhe mundësitë unike që ofron rajoni ynë për ecje malore, aventurë dhe turizëm të qëndrueshëm.

Si pjesë e shtegut Via Dinarica – Kosova, do të prezantojmë atë që e bën Deçanin një destinacion të jashtëzakonshëm. Nga malet e mahnitshme deri te kultura dhe tradita e pasur, Deçani është një vend ku natyra dhe historia takohen për të ofruar një përvojë të paharruar.

Kjo pjesëmarrje mundësohet nga Via Dinarica Kosova dhe mbështetet nga NaturKosovo, një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana, me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë. Projekti zbatohet nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano, në bashkëpunim me Fondacionin Utalaya, CAI – Club Alpino Italiano, Corpo Nazionale Soccorso Alpino e Speleologico (CNSAS), AITR – Associazione Italiana Turismo Responsabile dhe Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo.

Ju ftojmë të na vizitoni në standin tonë dhe të zbuloni më shumë rreth destinacionit tonë të mahnitshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me Drejtorët e Drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të martën mbledhjen e përjavshme me …