Një tjetër skandal është vërejtur në dosjen hetimore, kundër Erion Veliajt të hartuar nga prokurori Ols Dado. Në të gjitha mediat e PD dje, u pompua lajmi se në faqen e parë të dosjes shkruhej se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësre me më 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byros Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”. Ky detaj çuditi jo pak njerëz sepse Erion Veliaj nuk ka qenë kurrë i dënuar më parë, as për veprën e shpifjes. Shumë shpejt u botua edhe dëshmia e penalitetit e kryebashkiakut, e cila dilte e pastër me mbishkrimin “I Padënuar”. Atëherë çfarë ka ndodhur? Ky është një fakt që të bën të kuptosh shumë mbi seriozitetin me të cilin janë zhvilluar hetimet ndaj Veliajt, duke hedhur dyshime të forta për gjithë procesin e nisur me gabime trashanike që në faqen e parë, por edhe për dëshirën e prokurorit për ta shpallur fajtor Veliajn ende pa nisur procesi i gjykimit.
![Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar në SPAK, pas një aksioni të policisë në Bashkinë e Tiranës](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/arrestimi-erionveliaj-660x330.jpg)