AVONET shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ i pavarur kushtetues po dështon të realizoj me sukses detyrimet dhe përgjegjësitë e saja kushtetuese dhe ligjore. Me qëllim të vëzhgimit të procesit të numërimit të votave dhe ruajtjes së fletvotimeve, në kuptim të nenit 4, paragrafit 1, nënparagrafit 1.3. të Rregullores Zgjedhore Nr. 08/2024 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve, AVONET vizitoi Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, ku evidentoi se procesi i numërimit të votave të kandidatëve ende nuk ka filluar. Në këtë drejtim, AVONET shpreh pakënaqësinë e thellë në lidhje me papërgjegjshmërinë dhe mos administrimin e duhur të procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
![AVONET: KQZ po dështon në administrimin dhe menaxhimin e procesit të numërimit të votave](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/kutite-e-votimit-660x330.jpg)